Telegrafi

Viktor Dimovski: Përzgjedhja e kandidatëve është miratuar njëzëri

Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Viktor Dimovski në komunikim me mediat hodhi poshtë akuzat e deputetit Trajço Dimkov i cili u tërhoq nga komisioni për selektimin e të punësuarve në ASK me akuzën për shkelje të procedurave. Dimovski megjithatë pranoi se për të punësuarit nuk është zhvilluar test poligrafi dhe integriteti. Ai shtoi se asnjë nga të përzgjedhurit si kuadër i ASK-së nuk është i përfshirë në hetime për asnjë lëndë të prokurorive në vend.

“Të gjitha vendimet e komisionit janë sjellë njëzëri edhe nën listën e kandidatëve të selektuar i kemi firmat e të gjithë anëtarëve të komisionit, përfshirë edhe dy deputetët, përfaqësues të komisionit parlamentar për monitorim. Gjatë punës së komisionit u konstatua se kishte pengesë që dy nene të ligjit të zbatohen plotësisht dhe në kohë. Njëra ka të bëjë me zbatimin e testit të integritetit dhe e dyta për zbatimin e testit të poligrafit. Duke pasur parasysh pamundësinë praktike që këto dy dispozita të zbatohet por që të njëjtat janë pjesë e punës së rregullt të Agjencisë për Siguri Kombëtare, komisioni vendosi që të rekomandojë që drejtuesit e agjencisë, zbatimin e këtyre aktivitetete ta ketë prioritet në periudhën e ardhshme. Në procesin e selektimit nuk kishte të paraqitur kandidatë ndaj të cilëve ndërmerren masa dhe ndaj të cilëve ka procedurë në organet kompetente shtetërore ose prokuroritë kompetente”, deklaroi Viktor Dimovski, drejtor i ASK-së./Alsat/