Telegrafi

Viktor Dimovski drejtor i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare

Ish-shefi i Agjencisë së Inteligjencës, Viktor Dimovski, u emërua drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare, njofton “Fokus”.

Ai është një doktor i shkencave politike dhe ka një karrierë 20-vjeçare si diplomat. Dimovski në periudhën e kaluar ishte ambasador në Serbi dhe Mal të Zi dhe gjithashtu në Izrael.

Nga viti 2007 deri në 2009, Dimovski ishte shef i Agjencisë së Inteligjencës./Telegrafi/