Site icon Telegrafi

Viktor Buzhala i rikthehet zanatit të vjetër

Ish-zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për disa vite, Viktor Buzhala i është rikthyer përsëri zanatit të zëdhënësit.

Por kësaj radhe Buzhala zëdhënës, do të jenë në KEDS e jo në KEK, kompani kjo e krijuar pas privatizimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

“Ju njoftoj se prej sot jam caktuar në pozitën e zëdhënësit të KEDS-it. Prandaj, për çdo informatë që ju nevojitet rreth KEDS-it dhe aktiviteteve të kompanisë mund të më drejtoheni lirisht”, ka njoftuar Buzhala, shkruan Telegrafi.

Ndryshe Buzhala e pason në pozitën e zëdhënësit të KEDS-it Guri Shkodrën i cili për rreth dy vite ka qenë ën këtë pozitë. /Telegrafi/

Exit mobile version