Në një atmosferë të zjarrtë në palestrën Karagaçi, Peja arriti të mposhtë me rezultat 87:67 skuadrën prizrenase Bashkimin.
Pas kësaj fitore të arritur, Peja mund të konsiderohet favorit absolut për titull në Superligën e Kosovës në basketboll, pa përjashtuar nga gara as Trepçën e Prishtinën që sonte mbrëma përballen në kryeqytet./Telegrafi/