Site icon Telegrafi

Viktimizohen mediat për shkak të “paqes së Përzhinos”

Reformat në media, është sintagma më e përsëritur nga dita kur ishte nënshkruar Marrëveshja e Përzhinos dhe e vetmja që nuk pa asnjë proces reformues. Përkundrazi, gjendja vazhdon të ngec, bisedime mes grupeve të punës nuk ka, ndërsa mediat janë të thirrur që të mbështeten në Kodin etik, respektivisht në vetërregullim, shkruan Deutsche Welle.

“Të viktimizuar për shkak një “paqe të Përzhinos” dhe të lënë në një hapësirë të arenës politike për pushtet ndaj mediave”. Kjo është përshtypja gjenerale që mbizotëron në komunitetin e gazetarëve.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani vlerëson se garantuesit e Marrëveshjes së Përzhinos duhet të ushtrojnë presion që të pranohen propozimet e Piter Vanhoutte-s.

“Është shqetësuese që garantuesit e Marrëveshjes zmbrapsen nga qëndrimet e tyre. Më herët flisin për reforma sistematike në media, tani ndërrojnë tezat dhe flasin për vetërregullim, për çka duhet të flasin mediat dhe gazetarët, e jo politikanët dhe diplomatët. Nga mediat që janë të kontrolluar, korruptuar dhe shantazhuar nga pushteti kërkojnë raportin në përputhje me etikën gazetareske, është njëjtë sikur të kërkoni nga një grua të respektojë norma morale në kushte kur çdo ditë dhunohet nga ndonjë dhunues. Aty ku ka dhunues, korrupsion, shantazhe dhe presione, nuk ka vend për liri dhe etikë”, shprehet Selmani, transmeton Portalb.

Ai ka potencuar se SHGM do të jetë falënderuese, nëse ambasadoret Bejli dhe Orav sqarojnë si mendojnë se mediat nëpërmes vetërregullimit do të ballafaqohen me institucionet të cilat tolerojnë dhunë ndaj gazetarëve dhe si nëpërmes vetërregullimit do të zgjidhet përgjimi i mbi 100 gazetarëve nga ana e policisë sekrete.

Përveç faktit se nuk ka reforma në media, dhe as shenja për nevojën e këtillë, partia në pushtet VMRO-DPMNE ditëve të fundit ka nisur t’i numëron sekondat të kushtuara VMRO-DPMNE-së dhe oponentëve të saj në televizionet “Telma” dhe “24 Vesti”, të cilat janë të vetmet media që opinioni i pranon si neutrale dhe jo partiake. /Telegrafi/

Exit mobile version