Site icon Telegrafi

Viktimat e festave, kundër qëndrimeve të kryeministrit Haradinaj

Foto: Ilustrim

Në mesnatën e 31 dhjetorit 2010 një fëmijë nga Prizreni që kishte dalë para oborrit të tij për t’i parë fishekzjarrët ai u godit nga një plumb qorr ku nga pasojat e goditjes në kokë nga ky plumb, fëmijë humbi jetën.

Nëna e tij, Shpresa Dautaj Këlliç tregon për momentin që ua prishi festën familjes.

“Para shtatë viteve rreth orës 11:45 minuta e thirren shokët djalin për me pa qysh po ndizen fishekzjarrët dhe doli te dera, kur pas 15 minutash u ndie një zhurmë e madhe. Erdhi djali i dytë dhe na tha se vëllait i ka ra të fikët dhe e morëm e dërguam në spital krejt të gjakosur dhe pasi e bënë një incizim na thanë se ka plumb qorr në kokë”, rrëfen nëna nga Prizreni, e cila humbi djalin nga një plumb qorr i shkrepur në prag të ndërrimit të motmoteve 2010-2011.

Dautaj Këlliç pas gati tetë vitesh që kur thotë se nuk feston më vitin e ri, e ka një lutje për nënat e tjera në prag të Vitit të Ri.

“Unë e kisha lutë secilën nënë mos t`i lejoj fëmijët të dalin në festa, djali i dytë po ma bën nënë po festojnë po i them le të festojnë se për ne nuk ka festë, kur po i shoh shokët e tij po them a ish rritur edhe djali im kaq, tash krejt shokët i ka në fakultet djali jem qe…”, ka rrëfyer për emisionin “Drejtësia në Kosovë nëna Shpresa Dautaj Këlliç e cila ka humbur djalin nga plumbat qorr në natën e vitit të ri.

As sot pas tetë vitesh Dautaj Këlliç nuk ka marrë një përgjigje nga organet e rendit se nga erdhi predha e plumbit që ia mori jetën djalit të saj.

Një plumbi qorr, i shkrepur aksidentalisht në një dasmë familjare Asllan Ukës nga fshati Banjskë i Vushtrrisë i kushtoi me dëmtime të boshtit kurrizore, duke mbetur i palëvizshëm. Ai tregon se si plumbi qorr e la atë në karrocë për jetë.

“Kjo ka ndodhur aksidentalisht në një dasmë familjare nga një plumb i cili i ka mbetur në revole personit që ka shti më të dhe nga ai plumb unë jam lënduar në unazën e katërt torakale dhe kam mbetur me pasoja kam mbetur në karrocë”, tregoi Uka, i cili ka bë thirrje që të mos përdoren armët e zjarrit.

“Ka mënyra të ndryshme për me festu, pse me u përdor armët kur dihen pasojat. Edhe e keqja më e madhe është se unë nuk jam i vetmi që kam pësuar nga armët ka edhe raste të tjera”, theksoi Uka.

15 vjeçja Aida Shabani, nga Komuna e Shtimes, ishte para shtëpisë së saj në Fshatin Davidoc kur u godit nga një plumb qorr. Ajo ka treguar ka qene duke ecur bashkë me vëlluan e saj kur një plumb o kishte goditur në kraharor.

“Jam kanë rrugës duke ecur me vëllain kam dëgjuar dy gjuajtje dhe unë kam menduar që janë fishekzjarrë dhe jam kthye me pa dhe në ato momente me ka rrok plumbi. Unë kam qenë afër oborrit të shtëpisë bashkë më vëllain tim”, theksoi Shabani e cila lutet që rasti i saj të mbetet i fundit në Kosovë.

Afrim Shabani, babai i Aidës, tregon se ishte kohë e mbrëmjes kur vajza dhe djali kishin hy në shtëpi duke bërtitur. Ai thotë se ishte shokuar kur e ka parë vajzën të gjakosur.

“Në atë moment kam qenë duke shiku televizor, kur kanë hy vajza dhe djali duke bërtit. Kam dal menjëherë dhe e kemi dërgu me një taksi deri në Shtime vajzën dhe aty nuk na morën shumë seriozisht. E kam njoftu policinë dhe pas asaj kemi shku në QKUK. Dy operacione i ka pas vajza deri sa ia kanë nxjerr plumbin”, ta treguar Afrim Shabani.

Viktimat e plumbave qorr kundërshtojnë deklaratat e kryeministrit për gjuajtjet me armë

Aida thotë se nuk ndihet mirë kur tash dëgjon krisma, as të fishekzjarrëve.

“Ma kujtojnë tërë ngjarjen se qysh jam plagos dhe çka kam përjetuar unë. S`janë t’ mira krismat”, thotë ajo.

“Ishalla jam e fundit që jam plagos edhe s`ka rastet të tjera të plagosjes me e provu atë çka e kom provu unë. Dhe ju bëj thirrej të gjithëve me festu me zemër jo me armë”, shtoi Aida Shabani.

Asllan Uka thotë së është ndjerë shumë keq kur i ka pa disa liderë shtetërorë duke gjuajt me armë zjarri.

“I kemi pa të gjithë që në një aheng Ministra e Politikanë tu shti me armë nuk e di çka i ka shty ata dhe çfarë kënaqësie kanë ndjerë kur kanë shti me armë”, tha Uka i cili ka shtuar se deklarata e kryeministrit është për keqardhje.

“Mirëpo është për keqardhje kur Kryeministri i pari i vendit në vend së ti qortojë apo ti ndëshkojë në njëfarë mënyre ju del në mbështetje sikur i përkrah ata duke thënë se zakoni po thojka me gjuajt me armë dhe se këtë do ta kisha bërë edhe unë në këtë rast dhe ky është një paradoks sepse më mirë Kryeministri kish me qenë të merret me pasojat sepse aj që e ka provuar din edhe me të treguar”, shtoi Uka.

Pamjet ku shihen zyrtarë shtetëror duke gjuajtur me armë dhe deklarata e Kryeministrit Ramush Haradinaj se edhe ai gjuan me armë në këso festa kanë ngjallën reagime të shumta.

Mensur Hoti një ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot ka marr detyrën që në emër të Republikës së Kosovës t’i luftojë armët ilegale dhe se ai thotë së politikat e dikasterit të tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk janë në të njëjtën linjë me ato të Kryeministrit.

“Unë nuk kam leje dhe nuk mbajë armë, besoj që çështjen e armës e kemi pasur në kohën kur është nevojitur sepse nuk mund të jesh ushtarë pa armë, është e ligjshme të pajisesh me leje për armë për gjueti dhe shenjtëri është çështje dëshire vullneti që për mua nuk janë asnjëra”, ka thënë Hoti.

Ai thotë se pamjet e zyrtarëve të shtetit duke gjuajtur me armë janë shqetësuese.

“I kam pa pamjet dhe ato janë pamje shqetësuese gjuajtja në vende të tilla në radhë të parë për shkak të sigurisë së njerëzve e pastaj edhe në aspektin ligjor janë shqetësuese kur i shtojmë këtu edhe pozitat e larta që i bartin njerëzit që i bëjnë këto veprime”, theksoi Hoti.

“Unë nuk mund të komentoj deklaratat e kryeministrit, unë po e shpjegoj bazën ligjore të cilën momentalisht e ka Kosova. Gjuajtjet në vende të tilla mund të cilësohen edhe si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, mirëpo unë deri me tani nuk kam pa pamje të tilla të kryeministrit Haradinaj. Por përgjigja do ishte e njëjtë për këdo që bën veprime të tilla”, shtoj Hoti.

Valdet Hoxha ish zëvendës ministër në Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë e kaluar po e cilëson paradoksale deklarimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për gjuajtjet me armë.

Hoxha thotë se përveçse janë pamje shqetësues akte të tilla janë të dënueshëm deri në tetë vite burgim. Ai e cilën edhe më shqetësuese kur i pari i qeverisë sipas tij në vend se të marrë masa për vartësit e tij për gjuajtjet me armë, ai u doli në mbrojte.

“Natyrisht se mund të cilësohet në dy rrafshe ne aspektin juridik profesional dhe në atë politik dhe të dyja kanë një të përbashkët të vetëm është e turpshme dhe më se paku mund të the së është e turpshme”, tha Hoxha i cili ka shtuar se veprimet e tilla janë të sanksionuara edhe me ligj.

“Është një paradoks i llojit të vetë unë kam pritur një shkarkim të menjëhershëm të zv-kryeministrit dhe ministrit nga kryeministri Haradinaj”, përfundoi Hoti./Kallxo.com/

Exit mobile version