Site icon Telegrafi

Viktimat e EgyptAir, stjuardesa bënte shaka me rrëzimin në det

Nga rrëzimi i aeroplanit të Egyptair në Detin Mesdhe dje kanë humbur jetën 66 persona. Mes tyre kishte edhe fëmijë të mitur.

Rrëzimi ndodhi pak pasi kishin kaluar mbi qiellin grek.

Kapiteni i avionit madje kishte përshëndetur në greqisht kullën e kontrollit grek pasi kaloi aty, përcjell Tema.

Mes viktimave ishte edhe Samar Ezz Eldin, një stjuardesë 27-vjeçare.

Vetëm 4 muaj më parë ajo bënte shaka me rrëzimin në det duke postuar në FB një foto ku shihej me valixhe në dorë duke dalë nga deti pas rrëzimit të avionit.

Exit mobile version