Telegrafi

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, zgjedhjet nuk ndikojnë në punën e Komisionit (Video)

Së shpejti do të fillojë aplikimi për kompensimin e mjeteve për personat e dhunuar gjatë luftë, dhe zgjedhjet e parakohshme nacionale nuk do të ndikojnë në këtë proces.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi në një intervistë për “arbresh.info” ka folur për takimin e parë që ka pasur Komisioni për njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.

Ai ka thënë se do të fillojë pranimi i aplikacioneve dhe pas fazës së trajnimit intensiv të anëtarëve të Komisionit do të bëhet edhe kompensimi i mjeteve.

“Ish presidentja Jahjaga ka bërë një punë të madhe me Këshillin Kombëtarë dhe këto janë rezultatet”, u shpreh Abrashi.