Site icon Telegrafi

Viktima të stigmatizimit të fqinjëve: Nëna me dy fëmijë kryen vetëvrasje pasi mësuan se burri i saj ka vdekur shkaku i coronavirusit

Parimi Snuneetha, dhe fëmijët e saj, Narasaiah Phanikumar dhe Lakshmi Aparna, i morrën jetën vetes pranë shtëpisë së tyre në qytetin indian, Andhra Pradesh.

Gruaja dhe fëmijët e një burri që vdiq nga coronavirusi pretendohet se kanë kryer vetëvrasje sepse u turpëruan nga fshatarët pas vdekjes së tij, raporton themirror.

Parimi Snuneetha, 50 vjeç, djali i saj Narasaiah Phanikumar, 25 vjeç dhe vajza 23-vjeçare Lakshmi Aparna, dyshohet se kryen vetëvrasje para shtëpisë së tyre, transmeton Telegrafi.

Policia tha se familja u zhyt në depresion pas vdekjes së 52-vjeçarit Narasaiah nga COVID-19.

Policia pretendon se ndiheshin të “poshtëruar” pasi të afërmit dhe miqtë nuk arritën t’i ngushëllonin pas vdekjes së Narasaiahut.

Në veturën e familjes u gjet një shënim vetëvrasës, i cili thoshte se ata ishin viktima të stigmës sociale rreth coronavirusit.

Ndryshe, India është vendi i tretë më i goditur në botë sa i përket numrit të të infektuarve pas SHBA-ve dhe Brazilit. /Telegrafi/

Exit mobile version