Ditë më parë, është raportuar për një fëmijë, që është gjetur i ngrirë në motorin e një aeroplani, që është nisur nga Bregu i Fildishtë.
Atë e kanë identifikuar si Ani Guibahi Laurent Barthelemy nga Yopougon, një nxënës 14-vjeçar që fshehurazi ka dashur të largohet jashtë shtetit, transmeton Telegrafi.
Raportohet se aeroplani i Air Force France, ka aterruar në aeroportin e Parisit të Francës gjatë të mërkurës, pasi të jetë nisur gjashtë orë e gjysmë më herët.
Pamjet e siguruara nga aeroporti, e tregojnë atë teksa futet me fshehtësi në bordin e fluturakes, pa u vënë re nga roja e sigurisë.
Mirëpo, viktima nuk ka mundur t’i bënte ballë të ftohtit prej minus 50 gradëve Celsius gjatë fluturimit dhe është ngrirë për vdekje.
Sipas Ministrisë së Transportit në Bregun e Fildishtë, Barthelemy e ka kaluar murin rrethues të aeroportit dhe pasi të jetë fshehur në disa shkurre, ka shfrytëzuar momentin më të përshtatshëm që të futet në aeroplan.
Autoritetet e sigurisë, kanë thënë se do të shtojnë masat, që të kontrollojnë sa më mirë rrethinën dhe brendinë e aeroportit, për të mos lejuar hyrjen e personave të pa autorizuar. /Telegrafi/