Telegrafi

Viktima i ofron plaçkitësit një filxhan çaj

Ai kishte nxjerrë armën për të kërkuar para nga 59-vjeçarja, Marketa Vachova, në një supermarket në qytetin Cesky Tesin, i cili gjendet në pjesën veriore të Republikës së Çekisë.

Por, edhe pse e kishte fshehur fytyrën me një maskë të Spiderman-it, Marketes ia kishte marrë mendja se plaçkitësi “dukej si një njëri shumë i mirë".

"E pyeta pse po e bënte këtë gjë dhe filluam të flasim. Nuk ishte askush tjetër në dyqan prandaj besoj se u relaksua paksa, dhe në fund ai kërkoi falje”, ka thënë ajo.

"I thashë se nëse dëshiron mund të vij dhe të flas me mua si dhe mund t’i jap një filxhan çaj dhe një copë tortë të shtëpisë dhe të flasim për problemet e tij. Ai u pajtua dhe në fund u largua", ka shtuar Vachova.

Policia është duke kërkuar këtë burrë i cili nëse kapet mund të përballet me dhjetë vjet burg për tentim plaçkitje të armatosur.