Site icon Telegrafi

Viktima e parë nga coronavirusi në Zvicër

Coronavirusi, i cili ka shkaktuar një shqetësim global, tanimë ka edhe viktimën e parë në Zvicër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të enjten në mëngjes, policia e kantonit Vaud raportoi se një grua 74-vjeçare kishte vdekur si pasojë e coronavirusit.

Siç bëhet e ditur, ajo u pranua në Spitalin Universitar të Lausanne të martën dhe vdiq të enjten natën.

Sipas policisë, gruaja ishte e sëmurë kronike.

Autoritetet e Vaud kanë thënë se do të informojnë për situatën në kanton në një konferencë për media në orën 13.30. /Telegrafi/

Exit mobile version