Site icon Telegrafi

Viktima e Dani Alves e kënaqur me dënimin që mori futbollisti: Më në fund më besuan

Avokatja Ester García, përfaqësuese e viktimës së Dani Alves, është shprehur e kënaqur për dënimin  me katër vite e gjysmë burg për lojtarin, ndonëse sipas saj ky ka qenë dënimi më i ulët në 20 vitet e fundit.

“Në këtë zyrë profesionale trajtohen shumë raste të dhunës seksuale dhe është dënimi më i ulët që kemi pasur në më shumë se 20 vjet”, ka thënë Garcia.

Avokatja  konsideron se aplikimi i faktorit lehtësues të dëmshpërblimit mund t’i përcjellë shoqërisë mesazhin se personat që kanë kapacitet ekonomik mund të paguajnë për uljen e dënimit.

Alvesit iu kërkua që të paguajë një shumë prej 150 mijë eurosh në formë kompensimi, shumë kjo e cila u pagua menjëherë nga babai i Neymarit sipas burimeve.

Lexo po ashtu Faktohet sulmi seksual, gjykata spanjolle e dënon edhe zyrtarisht me shumë vite burg dhe para Dani Alvesin

Përkundër kësaj Garcia është shprehur se klientja e saj është ndarë e kënaqur me dënimin që ka marrë Alves.

“Ajo filloi dukë më thënë se nuk do të që raportojë, sepse askush nuk do t’i besojë dhe pas përfundimit të gjyqit fjalë e saj ishin ‘më në fund më besuan’”, është shprehur avokatja.

Sidoqoftë, pas përfundimit të seancës gjyqësore avokati i Alves kur u pyet për vendimin që u mor kishte thënë se ata do të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për ta apeluar atë./Telegrafi/

Exit mobile version