Telegrafi

Viking merr fitore të madhe në udhëtim, pesë golat e tyre shënohen nga treshja kosovare

Viking ka marrë një fitore të madhe në xhiron e 17-të në elitën e futbollit norvegjez.

Kjo skuadër ka triumfuar në udhëtim te Kristiansund me rezultat 3-5, ku të pesë golat janë shënuar nga tre futbollistët shqiptarë.

Veton Berisha, Zymer Bytyqi dhe Ylldren Ibrahimaj janë tre lojtarët kryesorë të Vikingut dhe udhëheqin në repartin ofensivë.

Vëllai i vogël i Valon Berishës, Vetoni realizoi dy gola, ndërsa dy të tjerë shënoi anësori Zymer Bytyqi.

Veton Berisha dhe Zymer Bytyqi

E për golin e fundit në këtë takim u përkujdes mesfushori Ylldren Ibrahimaj.

Përveç dy golave, Berisha që është reprezentues i Norvegjisë bëri edhe dy asistime në këtë sfidë.

Ndërkohë vlen të ceket se Ylldren Ibrahimaj dhe Zymer Bytyqi janë grumbulluar nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Me dy golat e sotëm, Berisha ka shkuar në kuotën e 10 golave në kampionat dhe ka pesë asistime.

Veton Berisha, Ylldren Ibrahimaj dhe Zymer Bytyqi

Në anën tjetër Zymer Bytyqi ka pesë gola e pesë asistime, ndërsa Ylldren Ibrahimaj ka realizuar katër gola e dy asistime. /Telegrafi/