Site icon Telegrafi

Vikendi sjell garën e katërt automobilistike

Kjo garë organizohet nën patronatin e Federatës së Autosportit e cila këtë vit sponsorohet nga EUROGOMA.

Në këtë garë si zakonisht pritet të marrin pjesë një numër i madh i garuesve nga auto klubet e Kosovës, si dhe ato nga Shqipëria.

Karakteristikë e kësaj gare është se organizohet për herë të parë në shtegun e sapo licencuar të Zasellës, i cili është një shteg më i ngushtë se zakonisht, çka e bën akoma më sfidues për garuesit profesional të kategorive të ndryshme të kësaj disipline. 

Sot, nga ora 12:00 do të mbahet stërvitja e garuesve në shtegun e Zasellës për t’u njoftuar më mirë me këtë vend, ndërsa të dielën me fillim nga ora 11:00, do të nisë gara zyrtare.

Të gjithë të apasionuarit pas veturave dhe shpejtësisë, mund të shkojnë për ta përcjellë këtë garë nga afërsia, pasi që sigurisht se do të ketë shumë shikues, si çdo herë tjetër. /Telegrafi/

 

Exit mobile version