Site icon Telegrafi

Vikendi, koha ideale për t’iu përkushtuar kopshtit – ku të kompletoheni me paisjet e punës? (Foto/Video)

Fundjava është koha kur të gjithë kanë kohë më shumë se vetëm për të pushuar.

Pas të premtës e gjithë vëmendja përqëndrohet në shtëpi dhe në kohën e lirë preferojmë që të qëndrojmë në kopsht duke shijuar një kafe në kohën e lirë.

Por, me të filluar pranvera për t’u shijuar më mirë kafeja, kopshti duhet të duket për mrekulli, të jetë një vend inspirues në ditët e pushimit në përgatitje për një javë tjetër të ngjeshur.

Më shumë se një punë, është relaks puna në kopsht, duke filluar nga rregullimi i tokës, e duke vazhduar me mbjelljen, plehërimin dhe ujitjen.

Për këtë, ju nevojiten vegla dhe mjete tjera për të punuar në kopsht, kurse zgjedhje të shumta dhe me çmim të volitshëm mund të gjenden për ditët e kopshtit në Super Viva.

Për vetëm 0,75 cent pajisuni në Super Viva me ndonjë prej veglave për rregullimin e tokës, kurse për 1,19 euro mund të siguroni edhe një set veglash.

Siguroni dorëza kopshti për vetëm 49 cent, kurse fara për mbjelljen e barit në mënyrë që kafen e lartpërmendur ta shijoni më mirë mund ta bleni për vetëm 3,79 euro, e kështu ta bëni pranverën vet me duart tuaja në kopshtin tuaj.

Që kopshti të ketë aromë të bukur në një fundjavë, mbjellni trëndafilat për 99 cent, e për këtë ju duhet edhe dheu për lule të cilin mund ta siguroni për 2,29 euro.

Në Super Viva gjenden të gjitha përgjigjet për kërkesat tuaja rreth punës në kopsht.

Me një ditë pune në fundjavë, bëjeni vet pranverën të bukur në kopshtin tuaj. /Telegrafi/

Exit mobile version