Telegrafi

Vikend me diell, shi e rrufe

Gjatë vikendit mbi vendin tonë do të do të mbajë mot jo stabil, me diell, i përcjellë me vranësira të dendura dhe reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe jo stabil, i përcjellë me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kjo gjendje meteorologjike e pa qëndrueshme do ta përfshijë pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por që dominues do të mbetet drejtimi  i verilindjes, ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s. /Telegrafi/