Telegrafi

Vijon të jetë aktiv zjarri në Palasë, pritet ndërhyrja nga ajri

Vijon të jetë ende aktive vatra e zjarrit në zonën e Palasës në Himarë, e cila nisi si pasojë e një rrufeje pasditen e djeshme.

90 efektivë të forcave të armatosura, zjarrfikësja e Himarës, AKZM dhe vullnetarë janë angazhuar për neutralizimin e zjarrit, i cili vazhdon të jetë një rrezik për banorët e zonës.

Një vatër u neutralizua gjatë ditës së djeshme me ndërhyrje nga ajri, pasi flakët përparuan drejt një resorti në Palasë. Por, gjatë natës ka pasur sërish përparim të flakëve.

Më problematike duket situata në vatrën e përparuar drejt Karaburunit, ku pritet sërish ndërhyrje nga ajri. /A2 CNN/