Telegrafi

Vijon shembja e 40 ndërtimeve pa leje në Vlorë

Buldozerët e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijojnë aksionin për shembjen e ndërtimeve pa lejë në pyllin e Sodës.

Këtë të enjte aksioni vijon në plazhin e vjetër, ku është shembur një objekt bar kafe me bazë hekuri dhe betoni.

Deri tani s’ka kundërshtime, pasi fillimisht po shemben objektet e braktisura prej kohësh.

Pritet sesi do të vijojë aksioni në vazhdim.

Janë në total 40 objekte që do të shemben gjatë këtij aksioni të IKMT në vazhdim, dy janë shembur deri më tani. /Ora News/