Në të gjitha shkollat fillore të Komunës së Gostivarit ka vazhduar regjistrimi i klasave të para që ka filluar nga data 03.05.2016. Në nivel të Komunës vende të lira të parapara për regjistrimin e filloristëve në shkollat fillore publike ka gjithsejtë për 1623 nxënës, njofton Telegrafi Maqedoni.
”’Njoftohen të gjithë prindërit që regjistrimi është në vijim deri më 31.05.2016 dhe se për regjistrim të nxënësve duhet certifikata e lindjes dhe vërtetim mjekësor për evidencën e vaksinimit.
Të gjitha shkollat fillore kanë të formuara komisionet për regjistrim të nxënësve dhe çdo ditë bëjnë pranim për regjistrim.
Deri më tani (10.05.2016) në të gjithë shkollat janë regjistruar 129 nxënës.” njoftojnë nga Sektori për Arsim, Kulturë dhe Sport, Komuna e Gostivarit./Telegrafi/