Telegrafi

Vijon kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon Komisionin e Mediave

Opozita ka bllokuar të martën punën e Komisionit të Medave në Kuvendin e Shqipërisë duke mos lejuar zhvillimin e mbledhjes.

Kjo situatë vijon në kryesinë e Kuvendit prej disa ditësh çka ka bërë që një pjesë e komisioneve të zhvillojnë mbledhje vetëm online.

Opozita e cilëson në kundërshtim me rregulloren vendimin për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve. Sipas tyre kjo është një shkelje e rëndë e Kushtetutës në kohën kur në komisione diskutohet buxheti i vitit të 2024. /Telegrafi/