Pas zgjedhjes së Komisioni Shtetëror për Zgjedhje (KSHZ) dhe miratimit të rregullores dhe afatit, vazhdojnë përgatitjet teknike për referendumin e 30 shtatorit.
Sipas afatit, KSHZ-ja deri më 2 gusht dërgon kërkesë deri tek Ministria për Shoqëri Informative dhe Administratë për dhënien e të dhënave të të punësuarve në administratën shtetërore dhe lokale, administratën e Bashkisë së Shkupit dhe administrata publike, ndërsa MSHIA duhet të përgjigjet për 5 ditë, më vonë deri 7 gusht.
Pas marrjes së informatës, KSHZ-ja në afat prej 5 ditësh i formon Komisionet lokale të zgjedhjeve me anëtarë të ri dhe zëvendës në vend të atyre që për arsye të ndryshme ju ka ndaluar mandati. Vendimet me të cilat formohen, gjegjësisht plotësohen komisionet e zgjedhjeve në Gazetë zyrtare më së voni deri më 12 gusht, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në afat prej tri ditësh nga dita e formimit të komisioneve lokale të zgjedhjeve, më vonë deri më 15 gusht, KSHZ-ja deri te Komisionet lokale të zgjedhjeve duhet t’i dërgojë të dhënat e të punësuarve në shtet, administratën lokale dhe administratën e Bashkisë së Shkupit dhe administratën publike që kanë vendqëndrim në territorin ku Komisioni lokal i zgjedhjeve është kompentent për formimin e bordeve të zgjedhjes.
KSHZ-ja do të bëjë thirrje publike deri te qytetarët që të kontrollojnë të dhënat në Listën zgjedhore. Shikimi i të dhënave fillon më 9 gusht dhe do të zgjasë deri 23 gusht të vitit 2018 në ora 24:00, ndërsa kontrollimin e të dhënave mund ta bëni KËTU./Telegrafi/