Telegrafi

Vijojnë lëkundjet nga tërmeti, brenda natës 11 prej tyre e goditën Shqipërinë

Lëkundjet e tërmeti kanë vijuar edhe gjatë natës.

Pas tërmetit që lëkundi Durrësin mëngjesin e djeshëm me magnitudë 4.2 edhe në vitin 2020 vijojnë tërmetet ku vetëm gjatë natës së kaluar janë regjistruar 11 të tillë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEUM), epiqendra ka qenë në Korçë dhe në Kepin e Rodonit ndërsa magnitude e tyre ka qenë nga 2 deri në 3.4.

Tërmeti i fundit është regjistruar nga IGJEUM ka qenë në orën 05:50, me epiqendër në Detin Adriatik me magnitudë 2.5.

Ndërsa, në orën 5.25 në Korçë lëkundja e regjistruar ka qenë me magnitudë 2.1., ndërsa më e madhja e regjistruar gjatë natës në Korçë ka qenë në orën 2:13 në, me madhësi 3.4 ballë. /Telegrafi/