Për të katërtën ditë vijojnë kërkimet për gjetjen e shoferit të veturës që ra në lumin Vardar, respektivisht nga rruga prej Zhelinës për në Tetovë.
Qendra për Menaxhim me Kriza informon se nga ora 09:00 në terren ndodhen 50 pjesëtarë të Armatës të cilët edhe sot do të realizojnë kërkime në terren.
“Nga stacioni policor i Zhelinës në terren janë 8 persona, nga stacioni policor i Jegunovcit 8 persona, nga stacioni policor i Tetovës 4 persona. Pritet që të mbërrijnë edhe zhytës nga Ohri, por përveç kësaj do të arrijë edhe njësia speciale “Tigra” me zhytës”, thuhet mes tjerat në njoftimin e QMK-së.
Ndryshe, të martën rreth orës 11 e 30 minuta, Erdan Ramadani, student në Universitetin e Tetovës në drejtimin e sociologjisë, pasi që kishte paguar semestrin e fundit, kishte marrë rrugën për t`u kthyer në Kumanovë, por është aksidentuar në Zhelinë dhe kërkimet për atë vazhdojnë ende.