Telegrafi

Vijojnë ‘aventurat’ e shoferëve në Shqipëri, radari kap një veturë që ec me shpejtësi deri në 192 km/h

Në një njoftim për mediat policia sqaron se gjatë kontrolleve me radar ka zbuluar shoferë që lëviznin me shpejtësi nga 130km/h deri në 192 km/h në rrugën interurbane Levan-Vlorë.

Po ashtu janë zbuluar dhe disa shoferë të dehur, që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë duke mos qëndruar në radhë për shkak të fluksit të lartë të mjeteve në disa rrugë.

Ndërkohë mësohet se janë pezulluar edhe 39 leje drejtimi, nga të cilat 22 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në të gjithë vendin janë gjobitur dhe 1762 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës./tvklan.al/