Zgjedhjet e parakohshme parlamentare tanimë janë shndërruar në një nxitje për pushtetin qendrorë dhe lokal që të rris vigjilencën dhe të fillojë punët në terren duke i rregulluar dhe duke i asfaltuar rrugët e vendeve ku ata qeverisin, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ky rast vërehet edhe nga qytetarët por pushtetarët me shumë mburje i publikojnë informacionet dhe lajmet për punët që janë duke i kryer.
Në Prilep dhe në Tetovë vërrehet kjo praktikë parazgjedhore.
Kryetari i komunës së Prilepit, Marjan Risteski, dje e ka lëshuar në përdorim rrugën prej 250 metrash në lagjen ‘Cane Ilieski’ në Prilep.
Nga ana tjetër, në Tetovë janë duke u rindërtuar dy rrugë.
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi me publikimin e informacionit në Facebook ka shkruar se bëhet fjalë për rrugët ”Murat Baftijari” dhe rruga e ‘Lubotenit’.
Bëhet fjalë për dy rrugë që është dashur të ndërtohen më herët, pasi Arifi thotë se janë ”nevojë e shumë kërkuar nga banorët e lagjes”./Telegrafi/