Site icon Telegrafi

Vijnë reagimet e para të 12 klubeve rreth krijimit të Superligës Evropiane

Kanë reaguar më në fund 12 klubet, që janë edhe themelueset e Superligës Evropiane.

Bota e futbollit aktualisht është duke notuar në ujëra të trazuar, pasi ka mospajtime që sporti më i shikuar në botë të ndahet në disa gara.

UEFA dhe FIFA janë kundër krijimit të Superligës Evropiane, derisa kanë kërcënuar 12 klubet me ndëshkime të rënda nëse vendosin të themelojnë kompeticionin.

Shtëpia e futbollit evropian do të lëshonte sot (e hënë) ndryshimet e reja në Ligën e Kampionëve, mirëpo 12 klubet kanë shokua të gjithë me vendimin.

Manchester United, Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham, janë skuadrat nga Liga Premier që janë pro formimit të garës së re.

Aty janë bashkangjitur edhe Barcelona, Real Madridi e Atletico Madridi nga La Liga dhe Interi, Juventusi e Milani nga Serie A.

Të gjitha klubet njëzëri kanë lëshuar njoftimet e tyre, aty ku qartësohet se përse po formohet Superliga Evropiane.

Florentino Perez do të jetë presidenti i parë, derisa nënkryetar do të jetë Andrea Agnelli. /Telegrafi/

Exit mobile version