Site icon Telegrafi

Vijnë përleshjet e para kufitare: Ushtria siriane dhe turke shkëmbejnë zjarr, pas operacionit ushtarak të Ankarasë

Forcat e qeverisë siriane dhe ushtria turke u përleshën të martën për herë të parë që kur Ankaraja filloi një ofensivë në veri-lindje të Sirisë tre javë më parë, tha një monitorues i luftës.

“Luftimet e rënda shpërthyen për herë të parë midis ushtrive siriane dhe turke”, ka njoftuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Skenarët e mundshëm të një beteje midis Turqisë dhe kurdëve, aleatëve për një kohë të gjatë të Uashingtonit – pas tërheqjes së ushtrisë amerikane

Grupi i monitorimit me qendër në Britani tha që artileria dhe mitralozët shkëmbyen të shtëna pranë fshatit Asadiya, në jug të qytetit kufitar Ras al-Ayn.

Të paktën gjashtë ushtarë sirianë u plagosën në luftime, tha Observatori.

Lexo po ashtu Thuhet se po bartte municion, publikohen pamjet kur “aeroplani luftarak turk goditi kamionin e YPG me saktësi”

Ushtria turke dhe mbështetësit e saj sirianë sulmuan forcat kurde në veri-lindje të Sirisë më 9 tetor me qëllim krijimin e një zone tampon të thellë afro 30 kilometra.

Forcat kurde ranë dakord të tërhiqeshin nga një segment 120-kilometër i gjatë, me shumicë arabe me shumicë arabe të zonës kufitare prej 440 kilometrash (275 milje).

Lexo po ashtu Trump vendos të tërheq ushtrinë nga Siria, frikë se një ofensivë nga Ankaraja do të sillte një masakër si ajo e Srebrenicës - kush janë kurdët dhe çfarë po kërkojnë ata?

Më pas Turqia arriti një marrëveshje me mbështetësin kryesor të qeverisë siriane, Rusinë që forcat kurde të tërhiqeshin nga e gjithë zona kufitare.

Të mbetur në një gjendje jo të sigurt, nga një tërheqje e trupave amerikane nga zona kufitare, forcat kurde iu drejtuan qeverisë për mbrojtje.

Tani forcat qeveritare pritet të vendosen përgjatë pjesës më të madhe të zonës kufitare, por një rrip i thellë 10 kilometra do të patrullohet së bashku nga trupat ruse dhe turke, duke filluar nga e marta. /Telegrafi/

Exit mobile version