Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë sulmuar katër persona, dy meshkuj dhe dy femra, shtetas të Shqipërisë të cilët kishin ardhur për ta përcjellë një organizim muzikor në një diskotekë në Prizren.
Rasti ka ndodhur të dielën në ora 03:00.
Viktimat kishin pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit një larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/