Site icon Telegrafi

Vijnë Latifi e Kastrati te Drita, pritet Ramushi

Drita dalëngadalë po del nga kriza. Gjilanasit janë në konsolidim e sipër të kryesisë së klubit, derisa njëkohësisht po punojnë edhe në transferimin e futbollistëve. Me këtë rast, skuadra ka arritur t’i sigurojë dy transferet e para për pranverë.

“Kam arritur marrëveshje me Dritën. Kaq mund të them për momentin”, theksoi Latifi për ‘Sport Plus’. Ai në të shumtën e kohës gjatë stinorit vjeshtor pauzoi, pasi aventura e tij te klubi i Ferizajt ishte e shkurt. Latifi nuk qëndroi gjatë në ekipin fqinj për shkak se ata nuk i kishin kryer obligimet financiare sipas marrëveshjes.

Nga ana tjetër, kontakti me Kastratin ishte i pamundur. Mesfushori në vjeshtë luajti për Hajvalinë, teksa nuk kishte shumë fat për faktin se në shumë ndeshje ka pushuar për shkak të një lëndimi në këmbë. Ai kishte kontratë me kryeqytetasit edhe për gjashtë muaj, por u lirua nga klubi për të pasur mundësi të ndërrojë ambient.

Dritës me shumë gjasa do t’i bashkohet edhe sulmuesi, Ismet Ramushi. /Telegrafi/ 

Exit mobile version