Telegrafi

Vijnë fotoaparatet me Android?

Në departamentin e kompanisë për hulumtim dhe zhvillim kanë konfirmuar se ekziston mundësia që pajisjet e këtilla në treg të paraqiten gjatë vitit, që në kombinim me emrin e regjistruar Galaxy Camera është sinjal i qartë se cili është caku i kompanisë. Por, lansimi ende nuk është konfirmuar. Mundësinë e zhvillimit të fotoaparateve të bazuar në Android po e shqyrtojnë edhe në Panasonic.

Hulumtuesit e Samsung kanë përvojë me Android në celularë dhe tablet, kështu që mundësia e zhvillimit të fotoaparateve të bazuar në SO të Google nuk është ndonjë befasi e madhe. Përparësitë e qasjes së këtillë do të ishte mundësia e zhvillimit të aplikacioneve për fotoaparate me cilën gjë ky lloj i pajisjeve për nga funksionaliteti do ti afrohej “pajisjeve të mençura”. /Telegrafi/