Të gjera, të ngushta, me lara, bardhezi, për së gjati, të tërthorta… Këtë sezon vijat janë ato që ju nevojiten!
Edhe pse vijat e holla janë ideale për lojën e krisur të modës, ato gjithsesi mund të krijojnë përshtypje serioze dhe afariste, transmeton Telegrafi.
Në arenën afariste fusni vetëm një rrobë me vija, ndërkaq pjesa tjetër le të jetë formë e rreptë dhe me ngjyra të qeta.
Vijat nga rrobat dypjesëshe do ta zhdukin çdo gjurmë të monotonisë.
Madje nuk keni nevojë për ngjyra të zjarrta, mjafton që vijat e holla në rroba tuaja të kenë gjerësi të ndryshme në pjesën e poshtme dhe të sipërme.
Ju mbetet vetëm të numëroni shikimet admiruese. /Telegrafi/