Site icon Telegrafi

I vihet zjarri ambasadës suedeze në Bagdad për shkak të njoftimit për djegien e Kuranit

Ambasada suedeze në Bagdad u dogj herët në mëngjes gjatë një demonstrate të organizuar nga mbështetësit e liderit fetar Moqtada Sadr, raportoi Agence France-Presse, duke shtuar se incidenti ndodhi përpara një proteste në Suedi, ku është planifikuar të digjet një kopje e Kuranit.

Nga ndërtesa e ambasadës suedeze po dilte tym, ndërkohë që forcat e policisë janë vendosur para tyre dhe po përdorin topa uji për të dëbuar disa dhjetëra demonstrues.

Ministria e Punëve të Jashtme suedeze tha se stafi i ambasadës ishte i sigurt në Irak.

“Jemi në dijeni të situatës. Stafi ynë i ambasadës është i sigurt dhe ministria është në kontakt të rregullt me ta”, njoftoi ministria suedeze.

https://twitter.com/spectatorindex/status/1681819031089606658

 

Gjatë natës, disa protestues pranë ambasadës suedeze tundnin kopje të Kuranit, të tjerët portretet e Mohammed al-Sadr, klerikut me ndikim shiit dhe babait të Moqtada Sadr.

Sulmi në ambasadën në Bagdad erdhi pasi policia suedeze miratoi një tubim të sotëm në Stokholm.

Organizatori është Salwan Momika, refugjat irakian në Suedi, i cili planifikon të djegë një kopje të Kuranit dhe flamurin irakian përpara ambasadës irakiane.

Ministria e Jashtme e Irakut dënoi djegien e ambasadës suedeze në Bagdad dhe bëri thirrje të nisin hetimet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version