Efektivit të policisë rrugore në Lezhë, Zef Kolës i është vendosur tritol në shtëpinë e tij rreth orës 02:00 pas mesnatës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Manati në Lezhë ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të mësuar më shumë detaje.
Autorët nuk dihen ende ndërsa do të jetë dëshmia e policit që do të zbardhë ngjarjen.
“Në fshatin Manati, në portën e oborrit të banesës së shtetasit Z. K., rreth 50 metra nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë, është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke dëmtuar një seksion të portës. Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”- ka njoftuar policia. /Tch/Telegrafi/