Site icon Telegrafi

Vihet nën kontroll zjarri që përfshiu rafinerinë më të madhe të Evropës

Një zjarr gjigant përfshiu dje në mbrëmje vonë, rafinerinë më të madhe në Evropë, të kompanisë së njohur holandeze të naftës Shell, duke provokuar mbylljen e disa pjesëve të saj.

“Zjarri shpërtheu në një central të voltazhit të lartë në rafinerinë ‘Shell Pernis’ në Rotterdam”, tha një zëdhënës i Shellit. ”Zjarri u vu nën kontroll nga zjarrfikësit vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:00 GMT, megjithatë flakë gjigante duken ende nga rafineria”.

Nuk ka njoftime për viktima apo për ndotje të ajrit.

Rafineria ”Shell Pernis” në Roterdam me rreth 60 fabrika është rafineria më e madhe në Evropë.

Exit mobile version