Site icon Telegrafi

Vihet në mbrojtje Bifurkacioni i Lumit Nerodime

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka marrë vendim për vënien nën Mbrojtje Paraprake të Zonës së Bifurkacionit të Lumit Nerodime, si zonë potenciale për shpallje, Vlerë e Mbrojtur e Natyrës në kategorinë e Monumentit të Natyrës të Rëndësisë së Veçantë me sipërfaqe prej rreth 15 hektarëve.

Me këtë vendim Mbrojtja e Paraprake do të zgjas deri sa zona të shpallet e mbrojtur në kategorinë e Monumentit të Natyrës të Rëndësisë së Veçantë, por jo më gjatë se dy vite nga dita e nxjerrjes së këtij vendimi.

Gjatë periudhës sa do të zgjat statusi i Mbrojtjes Paraprake do të zbatohen dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e natyrës dhe Zona do të gëzojë statusin e zonës së mbrojtur.

Bazuar në rekomandimet e Raportit të përgatitur nga Komisioni profesional i Agjencisë së Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, Kuvendi i Komunës së Ferizaj-it ka nxjerrë Vendimin 01/Nr. 96 datës.04.09.2015 për shfuqizimin e Vendimit 01/Nr.633/1 të datës 24.01.1979 për mbrojtjen e bifurkacionit të lumit Nerodime si rezervat special natyror.

Me hyrjen në fuqi të këtij Vendimi 01/.Nr./96 Zona e Bifurkacionit të Lumit Nerodime nuk e ka statusin e zonës së mbrojtur, andaj bazuar në legjislacionin në fuqi, duhet zhvilluar procedurën për vënien nën mbrojtje në kategorinë e Monumentit të Natyrës të Rëndësisë së Veçantë, të Zonës së Bifurkacionit të Lumit Nerodime./Telegrafi/

Exit mobile version