Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi, sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e shtatores, por me bucetat u shprehen të pakënaqur familja e simbolit të rezistencës kombëtare.
Në vënien e gurthemelit mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili veprimtarin Adem Demaçin e ka vlerësuar si njeri i cili popullit të vetë i dha lirinë frymëzues për të gjithë.
Sipas tij, forca e Demaçit i duhet Kosovës për të mbajtur konsistencën e saj.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Hidajet Hyseni tha se Demaçi ka folur edhe kur nuk ka folur dhe se tani e tutje ai do të pushojë dhe do flasë në bronz dhe do jap mesazhe siç ka dhënë brez pas brezi.