Telegrafi

Vihet gurthemeli rindërtimit të shkollës shqipe në Pozharan

Me rastin e vënies së gurthemelit, Zëvendësministrja Kajtazi tha se tradita e arsimit shqip është e lidhur ngushtë me 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Kjo datë shumë e rëndësishme, shtoi ajo, ka një koincidencë edhe me hapjen e kësaj shkolle, për krijimin e të cilës asokohe u angazhuan atdhetarët e kësaj ane, siç ishin Islam Pira, Ramë Avdyli e Hamdi Kurteshi, si dhe shumë patriotë të tjerë të Anamoravës.

Më tutje, Zëvendësministrja Kajtazi tha se ky akt i vendosjes së gurthemelit të rindërtimit të këtij objekti i mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit është edhe një hap më tutje në rrugën e kultivimit të traditës sonë kulturore e arsimore.