Telegrafi

Vihet gurthemeli i aneksit të ri të shkollës “Ibrahim Rugova“ në Mazgitin e epërm

Sot është bërë vënia e gurthemelit për ndërtimin e aneksit shkollor të SHFMU “Ibrahim Rugova“ në Mazgitin e epërm, vlera e tij është rreth 90 mijë euro me plan dinamik 100 ditë pune.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka bërë të ditur se ndërtimi është pjesë e projekteve të planifikuara për këtë vit.

“Ndërtimi i këtij aneksi shkollor është në vazhdën e projekteve që janë planifikuar për këtë vit, i cili tregon prioritetin tonë në ngritjen e cilësisë në arsim dhe krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për zhvillimin e mësimit për nxënësit dhe mësimdhënësit në Mazgitin e epërm”, tha Gashi gjatë vënies së gurëthemelit të aneksit të ri të shkollës.

Ai i uroi nxënësit e mësimdhënësit si dhe banorët e fshatit për këtë projekt. /Telegrafi/