Site icon Telegrafi

I vihet gurëthemeli gjashtë shtëpive për rastet sociale

Sot në Jahoc, me fillim prej orës 11:00, do të bëhet gurë themeli i punimeve për ndërtimin e gjashtë shtëpive për rastet sociale, përkatësisht familjeve të cilat jetojnë në barakat e Erenikut tash e tetëmbëdhjetë vite.

Këto shtëpi do të ndërtohen nga donacioni holandez, përkatësisht Fondacionit New Day Impact si dhe me bashkëparticipimin e Komunës së Gjakovës e cila nëpërmjet kuvendit komunal ka dhënë në shfrytëzim për 99 vite pronën komunale, si dhe duke falënderuar bashkëpunimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për realizimin e këtij projekti. /Telegrafi/

Exit mobile version