Shërbimi i Zjarrfikës në Gjirokastër në kuadrin e programit të UNESCO dhe Ministrisë së Kulturës, për të përballuar rastet emergjente nga rënia e zjarrit në objektet që kanë statusin ‘monument kulture’ ka krijuar një situatë simuluese në muzeun Etnografik.
Muzeu Etnografik që ka qenë shtëpia e udhëheqësit komunist Enver Hoxha, është mjaft i vizituar nga turistët për shkak se aty ka jetuar Hoxha, dhe tanimë është kthyer në Muze.
Zjarrfikësit kanë krijuar një situatë zjarri, dhe kanë intervenuar për ta shuar atë, për të qenë sa më profesionistë në situata të ngjashme./