Telegrafi

Vihen në pikëpyetje pensionet e veteranëve (Video)

Vetëm 50 milionë euro për çështje sociale dhe pensionet e veteranëve e invalidëve të luftës do të mund të jepen nga buxheti i Kosovës për vitin 2017.

Kjo ndodh meqë ky është kushtëzim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Nëse, kjo gjë nuk zbatohet. atëherë rrezikohet Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, marrëveshja e MCC si dhe të gjitha marrëveshjet tjera.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, deklaroi se me buxhetin qe ekziston për këtë vit mund të paguhen vetëm 38 mijë veteranë. /Gazeta Tribuna/