“Britain’s Got Talent” ka kurorëzuar Viggo Venn si fituesin e tij të vitit 2023.
Programi hit i kanalit ITV në Angli edhe këtë vit u shënua me ngjarje të shumta e me përplot emocione.
“Ndihem jashtëzakonisht i dukshëm tani, faleminderit shumë”, tha ai.
Komiku norvegjez më pas bëri shaka se ai kishte fituar ‘zemrën’ e gjyqtarit Simon Cowell si dhe zemrën e kombit me fitoren e tij.
Kërcimtarja Lilliana Clifton, 13 vjeçe dhe magjistari 14-vjeçar, Cillian O’Connor, u renditën në tre të parat.
Viggo do të marrë në shtëpi 290 mijë euro si dhe do të shijojë mundësinë për të performuar në ‘Royal Variety Performance’ më vonë këtë vit.
Dhjetë finalistët që luftuan për fitoren me Viggo janë: Musa Motha, Amy Lou Smith, Travis George, Lilliana Clifton, Cillian O’Connor, Malakai Bayoh, Duo Odyssey, Olivia Lynes dhe Ghetto Kids.
Ishte një natë me plot argëtim me gjyqtarët Simon, Amanda Holden, Alesha Dixon dhe Bruno Tonioli. /Telegrafi/