Vig Poppa ka folur për herë të parë pas anulimit në mënyrë sensaioncale të kripit të paralajmëruar me Ledrin.
Ishte Vig Poppa ai që kishte planifikuar lansimin e klipit të ri në bashkëpunim me hip hop superyllin, Ledri Vula.
“Mashalla” titullohej kënga që duhej lansuar, teksa ajo nuk do të gjejë publikimin pasi vet Vig Poppa konfirmoi këtë në një postim në Instagram.
Vig Poppa thotë se kënga nuk është publikuar sepse ai mendon se nuk është moment i përshtatshëm.
“Jo nuk është problem teknik, vetëm se për momentin nuk na duket e leverdishme ta publikojmë këngën” theksoi Vigani për Lajmi.net.
Ndryshe, vet reperi beson se në një kohë tjetër ky projekt mund të gjejë lansimin, por jo në këtë moment.
Më të dëshpëruarit janë adhuruesit e reperëve, të cilët tash nuk mund të shijojnë projekt të ri. /Telegrafi/