Komuna e Prishtinës ka emëruar drejtorin e ri të Administratës. Në këtë pozitë me vendim të kryetarit Përparim Rama është emëruar Vigan Kastrati.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim në faqen zytare të Komunës së Prishtinës.
Kastrati është emëruar në këtë pozitë më 20 korrik 2023.
Sipas vendimit për emërimin e tij thuhet se Kastrati do të udhëheq dhe menaxhojë Drejtorinë në përputhje me udhëzimet e Kryetarit të Kryeqytetit, ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Emërimi i Kastratit vjen pas dorëheqjes së drejtorit paraprak Bersant Beka.
Beka dha dorëheqje nga ky post më 15 qershor të këtij viti. Ai kishte deklaruar se arsyet e dorëheqjes kishin qenë personale. /Telegrafi/