Telegrafi

ViewSonic – telefon Android me dy SIM kartela

Përdoruesit të cilët shfrytëzojnë shërbimet e më shumë operatorëve do të dinë të çmojnë punën me dy kartela SIM, mirëpo pos kësaj me ViewSonic V350 do të marrin edhe një telefon të mençur solid të bazuar në sistemin operativ Android 2.2.

Specifikat tjera përfshijnë ekranin me diagonale 3.5-inç, kamerën me rezolucion 5 megapiksela, kartelën e memories microSD, Wi-Fi, Bluetooth 2.1 si dhe mbështetje për A-GPS. /Telegrafi/