Telegrafi

Viewsonic, monitorë efikas për energji

Njëri prej modeleve të këtyre monitorëve ka diagonale prej 27 inç, përkatësisht VX2753mh-LED.

I njëjti, gjithashtu ofron 1920 x 1080 piksel, me ekran të materialit mat, i cili është përdorur për ta reduktuar reflektimin në dhomat apo hapësirat tjera të ndritshme.

Përveç tjerash, VA2448-LED gjithashtu posedon edhe dëgjueset e  integruara në pjesën e poshtme të kranit, 2 porte HDMI, një lidhës analog për pajisjet më të vjetra, 3.5 mm audio port, për lidhjet HDMI dhe VGA.

Në këtë linjë është edhe monitori tjetër me diagonale 24 inç, VA2448-LED, i cili përdor teknologjinë LED me rezolucion të plotë HD, ndërsa është i certifikuar me Energy Star 5.0 dhe TCO5.1.

Të dy monitorë janë momentalisht në tregun evropian, VX2753mh-LED për £255, VA2448-LED për £130. / Telegrafi /