Site icon Telegrafi

Viets: Gjermania do ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt BE-së

Me rastin përvjetorin e 26-të të ribashkimit të Gjermanisë, pra Ditës së Bashkimit të Gjermanisë ambasadorja gjermane në Kosovë Angelika Viets, ka thënë se festimi i kësaj dite dhe përkujtimi i ndarjes së Gjermanisë dhe Evropës shërben për të kujtuar se këto të arritura nuk do të duhet të ishin të vetëkuptueshme.

Gjatë fjalimit të saj, ambasadorja Viest ka thënë se, Gjermania e tanishme dhe bashkuar, nuk do të mund të imagjinohej pa mbështetjen e partnerëve evropian.

Viest gjatë fjalimit të saj, përmendi edhe sfidën e emigrantëve, sfidë me të cilën janë përballur shumë shtete të Evropës, mirëpo, ambasadorja gjermane, nuk harroj ta tregoj edhe një herë mbështetjen e shtetit dhe popullit gjerman për Kosovën.

Ajo siguroi se Gjermania do ta mbështes Kosovën drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian, përcjell “Zeri.info”.

“Gjermania mbetet e përkushtuar për projektin evropian, si dhe për procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovës. Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka shënuar një hap të madh përpara për Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Tani marrëveshja duhet të zbatohet me tërë kompleksitetin e Acquis Communautaire të BE-së. Unë jam e bindur që Kosova do të mbetet e përkushtuar për këtë proces dhe do të vazhdojë punën e saj të madhe. Mund t’ju siguroj se Gjermania do të vazhdojë të mbështes Kosovën në këtë rrugë”, ka thënë Viest në fjalimin e saj.

Exit mobile version