Pavarësisht se vlera e bitcoin po i rritet për çdo ditë Vietnami ka ndaluar përdorimin e tij dhe të kriptovalutave të tjera virtuale, duke ndërmarrë kështu një hap të ngjashëm me Kinën muajin e kaluar.
Banka qendrore e shtetit ka bërë të ditur sot përmes një komunikate se ndalohet përdorimi i valutave virtuale për pagesë.
Dënimi për ofrim dhe pranim të pagesave me bitcoin kap shumë prej 6 mijë funtash.
Banka nuk ka sqaruar arsyen e ndalimit të përdorimit të bitcoin.
Ndryshe sot vlera e bitcoin ka kaluar shumë prej mbi 6100 dollarë. /Telegrafi/