Site icon Telegrafi

Vietnami deporton sozinë e Kim Jong Un

Një imitues i Kim Jong-ut është dëbuar nga Vietnami, përpara takimit të liderit të vërtetë të Koresë së Veriut me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Hanoi këtë javë.

Houard X, nga Hong Kongu organizoi një samit të rremë me imituesin e Trump, Russell Uajt javën e kaluar. Të dy u ndaluan për t’u marrë në pyetje nga policia vietnameze që i tha të ndërpresin talljet politike.

Hauard X deklaroi se zyrtarët i thanë që viza e tij është e pavlefshme, por nuk janë dhënë shpjegime të mëtejshme.

“Satira është një armë e fuqishme kundër çdo diktature. Ata janë frikësuar nga disa djem që duken si personazhet e vërtetë”, u tha gazetarëve Hauard X, i cili kishte veshur një kostum të zi dhe syze të trasha të zeza në stilin e Kim.

Ai dhe Uajt morën pjesë në një “samit” në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, duke u thënë gazetarëve se kanë tentuar të zgjidhin çështjen bërthamore të Koresë së Veriut.

“Ne jemi duke punuar drejt paqes. Nëpërmjet negociatave, me dialog, ne duam të ndihmojmë natyrisht Korenë e Veriut”, u tha gazetarëve në atë kohë Uajt, i veshur si Donald Trump.

“Shpresojmë që ai të heqë dorë nga të gjitha raketat bërthamore dhe të shtojë bashkëpunimin tregtar”, tha ai.

Të dy u arrestuan nga policia ndërsa jepnin një intervistë për një kanal televiziv.

Policia vietnameze u tha që të ndalonin imitimet e tyre dhe se duhet të qarkullonin vetëm rreth qytetit me një itinerar të miratuar më parë e të shoqëruar, raporton agjecia e lajmeve AFP.

“Arsyeja e vërtetë është se unë kam lindur me një fytyre që ngjason me atë të Kim Jong-un, ky është krimi i vërtetë”, tha Hauard X.

Ai shtoi se po dëbohej, pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk kishte sens humori.

Në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Korenë e Jugut ai po ashtu u përzu pas vallëzimit përpara skuadrës së tifozëve të Koresë së Veriut.

Presidenti Trump dhe Kim Jong-un do të takohen në Hanoi më 27-28 shkurt për bisedimet që pritet të përqendrohen te dhënia fund e programit bërthamor të Phenianit.

Samiti i tyre i parë në Singapor, nuk pati shumë rezultate. Palët thanë se ishin të angazhuar për denuklearizimin, por nuk u tha se si kjo do të kryhej ose do të verifikohej.

Exit mobile version